Poezi

“E treta sonte lotin tim! “-Poezi nga Sokrat Turtulli

KAON
E keni dëgjuar cicërimën e zogut mbi një shtog të vjetër,
Apo krahëzat e tij mbi kokrrën e manit?
Fluturimin pikiatë të mjellmës mbi valë të liqenit,
Peshkun që bëhet pre në sqep të fazanit?
E keni ndjerë fëshfërimën e gjetheve në pyllin hijerëndë,
Atë bisedë mistike territ që të mbush me frikë,
Kur kurorat hëna ua vesh me bojë t’argjendtë
Dhe fshehurazi në zemër u lëshon një tufëz dritë?
E keni parë agimin që përflak majat me shkëmbinjtë thikë,
Si ngjan me buzagazin e fëmijës kur është në gjumë?
Po puhiza e lehtë e ajrit që i përkëdhel sytë,
Kur vallzojnë vals kallëzat e pjekura me grurë?
I keni parë stuhitë kur inatin e shtyjnë tej në marrëzi,
Si dredhërojnë gjarpërinjtë e zjarrtë në qiellin me re,
Si gjëmojnë bubullimat e kërcasin rrebeshet me shi,
Kur llahtarisur ujqërit struken në fole?!!!
E keni parë dritën në rrugën pa rrugëdalje,
Si thur ëndrra kur je pa shpresë dhe gjumë,
Sa zgjerohet zemra kur ka bërë falje,
Si këndon më mirë, kur ka qarë më shumë?
E treta sonte lotin tim!
E treta sonte lotin tim,
Si te tretja kujtimin tend.
E treta sonte te emblin vegim
Brenda meje, dhe tendit vënd.
E treta endrren qepalles ngjizur.
Si te tretja etjen nen lekure,
Ne vitet qe iken i vogel u ndjeva.
A thua vdiqa, apo i lindur, kurre!
E treta naten ne syte e Henes,
Ne syte e saj diellin jetova.
Oh, cast i bukur kujtimesh bredhur,
Si nuk te njoha kur lêhova…
Si nuk te njoha, kur panjohur ishe?
Si nuk te preka, kur prekja s’kish forme?
Si nuk te putha kur buzet, buze nuk ishin?
Si nuk linda, kur lindi, lindja jone?
Si nuk me deshe, kur te desha ne heshtje?
Me heshtjen time, si nuk u dashurove?!
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?