Politike

Zgjedhjet në Kukës, Celibashi: Nuk ka patur probleme teknike në zhvillimin e procesit

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi tregon se nuk ka patur probleme në aspektin teknik të zhvillimit të procesit, për zgjedhjet që po mbahen në Kukës për kryetar bashkie.

Ai thotë për mediet se koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka prezantuar disa shqetësime në lidhjen me prezencën e personave që mbanin shënim zgjedhësit që shkonin për të votuar, por në përgjithësi nuk ka raportim për problematika.

“Nga çfarë është raportuar nuk rezulton se ka pasur probleme në aspektin teknik të zhvillimit të procesit. Janë prezantuar disa shqetësime nga përfaqësues së koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ në lidhje me prezencën në disa qendra të votimit të personave që mbanin shënim zgjedhësit që shkonin për të votuar. Kemi shkuar në këto qendra, të paktën në atë kohë nuk ka rezultuar që ka pasur njerëz dhe në përgjithësi nuk ka raportim për problematika”, deklaroi Celibashi.

Ditën e sotme, 24 shtator mbahen zgjedhjet për kryetarin e ri të Bashkisë së Kukësit.Janë 45 mijë e 946 qytetarë të Kukësit që do të hedhin votën për të zgjedhur kryebashkiakun e ri. Procesi nis në orën 08.00. Për këtë proces zgjedhorë janë 74 qendra votimi.

Në garë për kryebashkiakun e Kukësit janë dy kandidatë, Albert Halilaj i Partisë Socialiste dhe Emri Vata i koalicionit “Bashkë Fitojmë”.Në Kukës procesi do zhvillohet me identifikim elektronik, ku në fletën e votimit numëri 1 është Halilaj dhe 2 Vata.

Kujtojmë që zgjedhjet në Kukës zhvillohen 4 muaj pas zgjedhjeve lokale, pas skandalit të ish-kryshashkiakut Safet Gjici. Në një video dolën pamje teksa Gjici kryente marrëdhënie intime me Alma Kaçin brenda zyrës në Bashki. Pas skandalit seksual Gjici dha dorëheqje ndërsa tani më ndodhet në paraburgim me akuzën për “shpërdorim detyre”.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania