Rajoni

Të armatosur, maskuar dhe me mjete pa targa, Kurti nxjerr foto nga Manastiri i Banjskës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dalë në një deklaratë për media pas ngjarjes së fundit të shënuar në veri, ku mbeti i vrarë një polici dhe i lënduan dy të tjerë.

Kurti gjatë fjalës së tij, ka publikuar disa pamje nga vendi ku ndodhi ngjarja, në manastirin e Banjskës, ku shihen persona të masakuar dhe armatosur, ndërsa shihen dhe disa mjete pa targa.

Ai u shpreh ndër të tjera se janë 30 persona të armatosur rëndë që ndodhen nën rrethimin e policisë së Kosovës, teksa u bëri thirrje që të dorëzohen.

“Janë së paku 30 persona të armatosur rëndë, profesionistë, ushtaratë e  policë, që janë nën rrethimin e forcave tona dhe i ftoj të dorëzohen. Ata janë që po e sulmojnë policinë tonë edhe pasi e kanë vrarë Afrim Bunjakun dhe kanë plagosur Alban Rashitin

Zyrtarët janë sulmuar me armë të ndryshme, me granata dore. Sot është ditë e rëndë për vendin tonë, policisë do ti mungojë një zyrtar i përkushtuar i saj, ashtu sic do ti mungojë edhe familjes.

Krimi i organizuar në mbështetje nga Beogradi zyrtar po e sulmon shtetin, në këtë beteje mbrojmë dhe zbatojmë ligjshmërinë. Kriminelët dhe urdhër-dhënësit e tyre do të kapen, gjykohen e dënohen”, tha Kurti ndër të tjera

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania