Ulsi Manja takim me ministrin e Mbretërisë Saudite, nënshkruan disa marrëveshje dhe memorandume

Politike

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka zhvilluar një takim me homologun e Mbretërisë Saudite, Waleed Mohammed Al-Samaani.

Kjo është hera e parë që një ministër i Drejtësisë Saudite vizition Shqipërinë. Ministri Manja njofton se janë nënshkruar disa marrëveshje me memorandume.

Mes dy ministrave është nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi në fushën e Drejtësisë. Po ashtu Mbretëria Saudite do të mbështesë vendin tonë në transformimin digjital të sistemit të drejtësisë dhe proceseve të gjyqësorit.

Postimi i plotë i Ulsi Manjës:

Sot, pata kënaqësinë që të mirëpres Sh.T. Dr. Waleed Mohammed Al-Samaani, Ministri i Drejtësisë së Mbretërisë Saudite!

Kjo ishte hera e parë që një Ministër Drejtësie i Mbretërisë Saudite viziton Shqipërinë, tregues i marrëdhënieve shumë të mira ndërmjet dy vendeve.

LAJMI I MIRË:

Nënshkruam një Memorandum Bashkëpunimi në fushën e Drejtësisë.

Ka nisur puna për nënshkrimin e një marrëveshjeje në fushën civile dhe tregtare, të cilën do ta finalizojmë shumë shpejt.

Mbretëria Saudite do të mbështesë vendin

tonë në transformimin digjital të sistemit të drejtësisë dhe proceseve të gjyqësorit.

Diskutuam për aplikimin e Inteligjencës Artificiale në sistemin e Drejtësisë në Shqipëri, ku pala arabe është në grupin e vendeve që po e aplikojnë me sukses dhe na ofron mundësi asistence dhe trajnimi të burimeve njerëzore.

Identifikuam si një fushë me shumë interes bashkëpunimi për ne – mbikëqyrjen elektronike për personat ndaj të cilëve aplikohet kjo masë nga gjykata apo që janë në shërbimin prove.

Ky memorandum mundëson shkëmbimin e praktikave më të mira ndërmjet dy vendeve, si dhe rritjen profesionale të kapaciteteve tona njerëzore.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?