Aktualitet

Familjarë të Vis Martinajt, dorëzojnë kodet e aplikacionit “SKY” në SPAK

 

Është bërë më shumë se një vit nga zhdukja e Ervis Martinajt, njeriu më i përmendur në Shqipëri për bizneset e tij në Lojërat e Fatit. Askush nuk di gjë se çfarë ka ndodhur me të, për të cilin tashmë ka dy urdhër arreste të lëshuara nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Edhe pse po kryehen hetime për akuzën rrëmbim dhe zhdukje së personit, ende nuk ka asnjë fakt që tregon se Martinaj është gjallë apo e kanë vrarë.

“Ora news” raporton se një person i afërm me familjen e Ervis Martinajt është paraqitur në SPAK. Personi në fjalë mësohet se ka dorëzuar disa kode që përdorte i shumëkërkuari në aplikacionin “SKY”.

SKY” është aplikacioni që përdorte bosi i lojrave të fatit para se të zhdukej. Mbetet për të parë nesë me hapjen e këtij aplikacioni dhe zbardhjen e bisedave do të dalë në dritë ndonjë informacion që mund të zbardhë misterin e zhdukjes së Martinajt.

Kujtojmë që më 10 gusht të vitit të kaluar, xhaxhai i Ervis Martinajt shkoi në polici dhe kallëzoi zhdukjen e nipit të tij. Kjo ishte një situatë e pazakontë, pasi kurrë më parë në vend nuk kishte ndodhur që një i afërm të kallëzonte në polici zhdukjen e një personi që është i shumëkërkuar nga autoritet shqiptare.

Njerëzit e fundit që shoqëronin Ervis Martinaj, ishin e dashura e tij S.K, dhe punonjësi i policisë, Jeton Lami. Lami u arrestua më 24 gusht të vitit që shkoi me kërkesë të Prokurorisë së Laçit, për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.

Lami akuzohet se ka ndihmuar në disa raste Ervis Martinajn të qarkullonte i sigurtë në qytetet e vendit. Ai ishte agjent i “Operacionales”, apo i njësisë FAST që u ngrit jo më shumë se dy vite më parë, për arrestimin e personave të shpallur në kërkim.

Ish-efektivi gjithashtu dyshohet se është nga personat e fundit që ka patur kontakt me Ervis Martinajn, një prej emrave më të përfolur të botës së krimit dhe biznesit në Shqipëri.

Për herë të fundit, 28-vjeçari Lami e ka marrë Ervis Martinajn në datën 5 gusht të këtij viti dhe e ka transportuar në Durrës me një automjet luksoz tip “Audi A8”. Pas kësaj date, askush nuk di asgjë për Martinajn.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?