Ka disa vite tashmë që nuk ka protagonizëm në jetën publike, por deri në vitin 2013, Krenar Ahmetaj, pjesë e strukturave më të larta të Policisë së Shtetit, bënte shumë të flitej për të. Ai ka qenë sot i ftuar në “Breaking” në Top News në një debat Sadedin Fishta dhe gazetarin Igli Çelmeta, ku kanë folur për situatën kriminale në vend.
Në fund të emisionit, i pyetur nga moderatorja Dafina Hysa, Ahmetaj ka rrëfyer jetën e tij të re. Ai tha se jep mësim jashtë Shqipërisë, si dhe në Shqipëri, ndërsa ka zbuluar për herë të parë që punon në Europë edhe si shofer kamioni i tonazheve të rënda në Europë.
Gazetari Çelmeta pasi dëgjoi këtë fakt, tha që është e turpshme që njerëz si Ahmetaj janë jashtë uniformave blu dhe që detyrohen të punojnë në punë jashtë profesionit.