Dhunohet me grushte 41 vjeçari në Kamëz, përfundon në spital

Aktualitet

Një 41 vjeçar është dhunuar me grushte në orët e para të mëngjesit të së premtes në Babrru. Policia thotë se persona të identifikuar e kanë dhunuar dhe më pas janë larguar nga vendngjarja.

Për pasojë 41-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?