Enca lirohet nga qelia! Jepet masa ‘detyrim me paraqitje’ për këngëtaren

Aktualitet

Gjykata e Tiranës caktoi sot masën e sigurisë detyrim me paraqitje për këngëtaren Enca Haxhia, në ballkonin e banesës së të cilës u gjetën 5 rrënjë kanabisi të mbjella në vazo.

Këngëtarja e arrestuar të martën (12 shtator) për kultivim të bimëve narkotike, pasi iu gjetën 5 vazo me rrënjë kanabis sativa në ballkonin e shtëpisë doli sot para gjykatës për masën e sigurisë.

Haxhia ka pranuar para policisë gjatë momentit të arrestimit, së kanabisin e mbjellë në vazo në ballkonin e banesës i kishte për përdorim vetjak.

Enca ka qenë bashkë me të dashurin kur u arrestua, ndërkohë që këngëtarja pranoi se ishte përdoruese e hashashit.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?