E rëndë në Vlorë, turisti gjerman gjendet i vdekur në jaht (EMRI)

Aktualitet

Një 42-vjeçar gjerman është gjetur i pajetë në jahtin e tij në Vlorë këtë të diele.

Komisariati i Policisë Vlorë/ © credits facebook.com/PoliciaVlore.al

Sipas informacioneve paraprake, turisti gjerman i identifikuar si Michael Scherer  është gjetur pa shenja jete në jahtin në të cilin punonte si marinar, teksa kalonte pushimet në qytetin bregdetar të Vlorës.  Dyshimet e para janë se 42-vjeçari mund të ketë pësuar një arrest kardiak teksa ishte në mjetin e tij lundrues.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton rrethanat e ngjarjes, ndërkohë trupi i Scherer  është dërguar në morgun e Vlorës për ekspertizën mjeko-ligjore.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?