Drejtori i zjarrëfikëses në Bashkinë e Cërrikut, Artion Taçi dhe katër personat e tjerë janë lënë të lirë.
Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën “arrest shtëpie” për Taçin, së bashku me Agiano Dinoshin, Adnand Xhelilin, Alban Shiman, dhe Armand Gjokën të cilët u arrestuan disa ditë më parë pasi akuzoheshin për falsifikim dokumentesh, ushtrim ndikimi të paligjshëm dhe përdorim të funksionit politik në veprimtari zgjedhore.
Artion Taçi katër persona të tjerë, punonjës i tatim taksave, Adnand Xhelili, specialist i zjarrfikëses, Alban Shima, përgjegjës i OSHEE Cërrik, dhe Armand Gjoka, punonjës i zjarrfikëses, të gjithë banues në Cërrik, u arrestuan pasi akuzohen për pjesëmarrje aktive në zgjedhjet lokale të 14 majit, në një kohë që ligji e ndalon angazhimin e punonjësve të administratës.
Ndërkohë kujtojmë se Artion Taçi në janar të këtij viti u arrestua pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur.