Balluku takim me Princin e Kurorës së Emirateve Arabe: Projekte strategjike për Shqipërinë dhe rajonin

Politike

Minsitrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, e njëkohësisht zv.Kryeministrja Belinda Balluku ka zhvilluar një takim në Abu Dabi me Ministrin e Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan.


FOTO/ Balluku takon Ministrin e Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, zbulon se çfarë diskutuan – Abc News

Në fokus të këtij takimi kanë qenë marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Emirateve Arabe dhe forcimi i mëtejshëm mes dy vendeve tona në fusha të ndryshme si ekonomia, turizmi, inovacioni, infrastruktura si dhe zhvillimi e shkëmbimi i praktikave qeveritare.

Gjithashtu, Balluku thotë se energjia dhe klima janë dy sektorë të rëndësishëm ku ka hapësirë dhe vullnet për të bashkëpunuar mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara në kuadër të COP28.

Ministrja thekson se me Al Nahyan ka diskutuar projekte strategjike jo vetëm për Shqipërinë por edhe për rajonin, ku të pranishëm kanë qenë gjithashtu Ministrja për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Reem bint Ibrahim Al Hashemy dhe Ministri i Investimeve të Emirateve, Mohamed Hassan Al Suwaidi.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?