Lulzim Basha mesazh demokratëve që mbështesin Berishën: Jeni të mirëpritur!

Aktualitet Politike

Lulzim Basha u ka bërë thirrje demokratëve që mbështesin Berishën që t’i bashkohen Partisë Demokratike, në çdo çast. Basha tha se ata janë të mirëpritur për të ndërtuar një aleancë të madhe.

Pjesë nga fjala e Bashës në Kuvendin Kombëtar të PD:

Parimi i kontributit dhe rezultatit do të jetë parimi ynë themelor. Askush nuk do të marrë pushtet pa rezultat, askush që ka rezultat nuk do të shmanget nga pushteti. Kjo është pak por e sigurt në rrugën që kemi nisur për të ardhur në pushtet.

 

 

Unë sot i bëj një thirrje miqve tanë të Foltores, anëtarëve të thjeshtë deri te strukturat e asaj lëvizje. Të gjithë kanë një vend në partinë e madhe demokratike, të gjithë mund të bashkohen pa asnjë kufizim, në çdo çast, në çdo moment janë të mirëpritur për të ndërtuar një aleancë të madhe jo thjesht mes demokratëve por edhe me shoqërinë shqiptare. Partia Demokratike ka qënë dhe do të mbetet partia e parë e së djathtës, nga historia, nga potenciali dhe nga shpresa që rrezaton.

Ne do të ndërtojmë një federatë të gjerë, jo thjesht me parti të tjera të djathta dhe aleate të cilat janë të mirëpritura në projektin tonë të përbashkët.

Ne do ta zgjerojmë këtë aleancë përtej këtyre partive. Ne do ta zgjerojmë përmes Aleancës Qytetare për Demokracinë që do të sigurojë nesër shumicën e nevojshme për qeverisjen e vendit.

I bëj thirrje nga ky podium, edhe në emrin tuaj, kujtdo që beson te Partia Demokratike, kushdo që beson te një e ardhme më të mirë , kushdo që kërkon të japë kontribut për Shqipërinë, kushdo që beson te një politikë ndryshe dhe të moralshme, dyert e Partisë Demokratike do të jenë të hapura. Pedagogë, ekspertë në fusha të ndryshëm, të rinj të talentuar që Shqipëria i ka me shumicë, gazetarë e artistë, apo intelektual publik, profesionistë dhe sipërmarrës të diasporës së mrekullueshme shqiptare, Partia Demokratike, e djathta shqiptare dhe Shqipëria ka nevojë për kontributin tuaj. Prandaj ne jemi të hapur, unë personalisht do të jem gjithmonë i gatshëm dhe në kërkim të mirëpres kontributin tuaj për të ndërtuar të ardhmen që shqiptarët meritojnë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?