Superjahti 500 mln dollarësh i miliarderit Jeff Bezos ka mbërritur mëngjesin e sotëm në Portin e Durrësit.
Mësohet se “Koru”, i cili ka tre direkë 70 metra të lartë dhe mban flamurin e Ishujve Kajman, është bregëzuar në kalatën nr.4 të Portit detar.
Jahti me gjatësi 127 metra u ndal sot në portin e qytetit bregdetar për shërbime dhe më pas do të vijojë lundrimin drejt Italisë.
“Një prej superjahteve më të mëdhenj me vela në botë, “Koru”, i cili ka tre direkë 70 metra të lartë, është ndalur mëngjesin e sotëm në Portin e Durrësit.
Jahti me gjatësi 127 metra, që mban flamurin e Ishujve Kajman, është bregëzuar në kalatën nr.4 të Portit detar.
Ai u ndal sot në Durrës për shërbime dhe më pas do të vijojë lundrimin drejt Italisë.
✅257 jahte të mëdha turistike dhe 21 kroçiera janë ndalur gjatë këtij sezoni në Portin e Durrësit”, thuhet në njoftim.