Banesa e një të moshuare në Lushnjë është shkrumbuar tërësisht nga flakët.
Mësohet se gruaja kishte lënë gjellën në zjarr dhe ishte larguar nga apartamenti në pallatin 5 katësh pranë shtëpisë muze të Kongresit.
Kanë qenë fqinjët ata që kanë alarmuar zjarrfikëset dhe policinë. Flakët rrezikonin gjithë ndërtesës dhe ndërhyrja e zjarrfikësve ka shuar zjarrin.
Si pasojë e flakëve, banesa e të moshuarës është shkrumbuar plotësisht.
Total 0 Votes
0
0