SPRINT NEWS ALBANIA

Bota

Zelensky kërkon mbledhjen e Këshillit NATO-Ukrainë për sigurinë në Detin e Zi

Në mesazhin e tij të mbrëmjes, Zelensky deklaroi se gjatë bisedës së tyre telefonike i ka kërkuar Stoltenberg që të mbledhë Këshillin, i cili u krijua gjatë samitit të Aleancës Atlantike në Vilnius. Megjithatë, presidenti ukrainas nuk tregoi nëse NATO e ka pranuar propozimin e tij.

“Në bashkëpunimin tonë, ne kaluam në një nivel të ri, më të avancuar, në Këshillin NATO-Ukrainë, dhe ky mekanizëm mund të ketë efekt. I sugjerova Jens që Këshilli të mblidhej pa vonesë për t’u konsultuar për krizën. Takimi do të zhvillohet në ditët në vijim. Ne mund ta kapërcejmë krizën e sigurisë në Detin e Zi”, tha ai.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?