SPRINT NEWS ALBANIA

AktualitetPolitike

Rrogozhina voton sot për të zgjedhur kreun e ri të bashkisë

Qytetarët e Rrogozhinës do t’i drejtohen këtë te diel kutive të votimit për të zgjedhur kreun e Bashkisë. Kolegji Zgjedhor vendosi të shpallë të pavlefshme rezultatin e 14 majit për disa parregullsi, edhe pse fituesi kryesonte me një diferencë të ngushtë votash.



Në garë janë po të njëjtët kandidatë, përkatësisht Edison Memolla nga Partia Socialiste dhe Shkëlqim Hoxha nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, që mbështetet nga dyshja Meta- Berisha.


Por, ndryshe nga 14 maji të burgosurit nuk do lejohen të votojnë për shkak se afatet kohore nuk e premtojnë një gjë të tillë. Janë mbi 32 mijë qytetarë me të drejtë vote, të cilët do t’u drejtohen qendrave të votimit nga ora 07:00 deri në 19:00 të mbrëmjes.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?