Zgjedhjet/ “Rrogozhina në 23 korrik, Kukësi ende pa datë
“Do duhet të presim edhe shqyrtimin e fundit në Kolegjin Zgjedhor për Kuçovën. Nëse Kolegji do të vendosë brenda kësaj jave mbi këtë çështje, ne do preferonim të merrnim një vendim në fillim të javës tjetër, duke pasur si datë të mundshme 23 Korrik, si një datë të përshtatshme edhe në kuptimin e kohës në dispozicion për të realizuar zgjedhjet”, ka thënë ai për Tv Klan.
Fushata e kandidatëve duket se vështirësohet më shumë në Kukës. Kolegji Zgjedhor vendosi për të përsëritur zgjedhjet në Rrogozhinë pasi kutia e burgut u bë përcaktuese për fitoren e socialistëve, ndërsa në Kukës shkak u bë skandali seksual ku u përfshi Safet Gjici.
“Nëse flasim për Rrogozhinën do të kemi të njëjtët kandidatë, të njëjat subjekte zgjedhore. Ndërsa në rastin e Kukësit, do të kemi një proces zgjedhor nga e para, me kandidatë të rinj, listë të re zgjedhësish.
Për Kukësin nuk është ka ndonjë afat në lidhje me njoftimin nga Këshilli i Ministrave për krijimin e vakancës. E shoh të vështirë të kombinojnë datat pasi çdo ditë që ikën, heq mundësinë që zgjedhjet të zhvillohen në të njëjtën datë”, është shprehur Ilirjan Celibashi.
Edison Memolla nga Partia Socialiste është zgjedhur nga qytetarët më 14 maj për të drejtuar Bashkinë e Rrogozhinës. Nga rinumërimi i votave në KQZ, doli se Memolla ka fituar me 5,129 vota, ndërsa 21 vota më pak marrë kundërshtari i tij, Shkëlqim Hoxha.



