Bota

DASH mbështet aksionin e policisë në kampin e MEK

KAON

Departamenti Amerikan i Shtetit ka mbështetur aksionin e Policisë Shqiptare në kampin e muxhahedinëve iranianë në Manzë të Durrësit, që u zhvillua një ditë më parë nën dyshimet për krime me natyrë terroriste dhe krime kibernetike.

Një zëdhënës i DASH ka thënë se Shqipëria ka të drejtë të hetojë çdo veprimtari brenda territorit të tyre.

Policia Shqiptare na ka siguruar se të gjitha veprimet janë kryer në përputhje me ligjin. Ne mbështesim të drejtën e Shqipërisë për të hetuar çdo veprimtari të mundshme që është e paligjshme brenda territorit të saj. SHBA nuk e sheh MEK-un si një lëvizje të qëndrueshme demokratike që përfaqëson popullin iranian. Departamenti i Shtetit ka shqetësime serioze për organizatën e MEK, përfshirë edhe akuzat për abuzime të kryera kundër anëtarëve të saj. Qeveria e SHBA nuk ofron asnjë trajnim ose mbështetje për MEK, nuk kontribuon me fonde dhe nuk mban kontakte thelbësore përveç çështjeve që kanë të bëjnë me zhvendosjen e MEK, gjë e cila është përfunduar në vitin 2016”, thuhet në reagimin e një zëdhënësi të DASH.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?