Të shtëna me armë në Peqin, plagoset 55-vjeçari (EMRAT)

Aktualitet

Të shtëna me armë janë shënuar ditën e sotme në Peqin, ku për pasojë një persona ka mbetur i plagosur.

Bëhet me dije se pas një konflikti shtetasi Sokol Dehima ka qëlluar me armë Dielli Çelën 55 vjeç. I plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa polica është në kërkim të autorit 52-vjeçar.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Peqin/Informacion paraprak

Rreth orës 11:10, në spitalin e Peqinit, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, shtetasi Diell Çela, 55 vjeç, banues në Peqin, i cili dyshohet se është dëmtuar me armë zjarri, gjatë një konflikti me shtetasin S. D., rreth 52 vjeç, banues në Peqin.


Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe janë duke kontrolluar territorin, me qëllim kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit S. D.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?