U akuzua për shit-blerje votash, lirohet nga qelia Bedri Murati

Aktualitet

Gjykata e Tiranës ka vendosur lirimin nga qelia të Bedri Muratit, i arrestuar disa ditë më parë me dyshimet se po kryente veprime për të orientuar votën e qytetarëve në Krujë.

Me kërkesë të prokurorisë, Gjykata ka caktuar masën detyrim paraqitje ndaj Bedri Muratit i cili u arrestua nga policia e Krujës, për veprën penale “korrupsion aktiv në zgjedhje”. Gjykata e Tiranës e nxori nga  burgu duke caktuar ndaj tij masën e sigurisë detyrim paraqitje. Policia njoftoi sekuestrimin 69 000 lekë, 50 euro dhe 2 lista me emra qytetarësh.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?