Aktualitet

“Jam Erion Veliaj dhe më duhen 70 mijë euro”, si 52-vjeçari nga Tirana u përpoq të mashtronte biznesmenin shqiptar

Shpëtim Hida u arresua ditën e djeshme në Tiranë pasi akuzohet se ka mashtruar një biznesmen shqiptar përmes rrjeteve sociale. Burime për mediat bëjnë me dije se Hidës i ishin premtuar 2 mijë euro në këmbim të marrjes së një plaçke nga një person që sipas tij nuk e dinte kush ishte.

Njëjtë si dhe në rastet e tjera të zbuluara nga Policia e kësaj here për mashtrimin u përdor aplikacioni “Signal”, përmes së cilit fshihej një numër me prefiks anglez, por në emër të kryetarit të Bashkisë së Tiranës , Erion Veliaj. Ky shtetas kishte kontaktuar biznesmenin e ndërtimit me ininciale A.E, ku i ishte prezantuar si “Erion Veliaj”. Pasi shkëmbyen disa mesazhe “Erion Veliaj” i kishte kërkuar biznesmenit 70 mijë euro, të cilit sapo iu kërkua kjo shumë telefonoi menjëherë Policinë.


Më pas autoritetet u vunë në lëvizje dhe bënë të mundur arrestimin e 52-vjeçarit i cili ishte personi që do të merrte shumën e parave.

Policia akoma nuk ka identifikuar personin që fshihet pas mashtrimit, por është e njëjta skemë e përdorur në 4 operacionet e para, të finalizuara në janari deri në maj ku të tjerë biznesmenë janë përfshirë në skema mashtrimi nga persona të cilët janë hequr si zyrtarë të lartë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?