Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko njofton se sot është mbledhur shtabi elektoral i Partisë Socialiste për Bashkinë e Hasit.
Mbledhja është bërë pas ngjarjes në Has, ku u dogj makina e kandidatit të PS në Has, Beqir Mulaj. Në mbledhje është përkrahur deklarata e Mulajt, i cili është shprehur se nuk mendon se kjo ka të bëjë me zgjedhjet dhe se pret të flsë ekspertiza.
Majko përcjell dhe një mesazh duke u shprehur se “Tek kutia e votimit hasjanët do të ndahen sipas gjykimit të secilit! Kjo është vetëm për një ditë! 364 ditët e tjera ata janë bashkë për ditë të mira dhe të këqia”.
Postimi i plotë i Pandeli Majkos:
Sot, u mblodh shtabi elektoral i Partisë Socialiste për Bashkinë e Hasit!
Në mbledhje u përkrahën unanimisht deklarimet e kandidatit të Partisë Socialiste Halit Mulaj, për ngjarjen e rëndë të djegies gjatë natës së fundit të pronës dhe mjetit brenda saj! I takon organeve ligjzbatuese të vlerësojnë ngjarjen dhe gjetjen e fajtorëve.
Zgjedhjet në Has janë për një ditë! Tek kutia e votimit hasjanët do të ndahen sipas gjykimit të secilit! Kjo është vetëm për një ditë! 364 ditët e tjera ata janë bashkë për ditë të mira dhe të këqia!
Kush përpiqet të vrapojë pa mësuar të eci, ka gjykimin e hasjanëve!
Gjithmonë përpara!