Gjykata e Apelit zbardh vendimin për “Vulën e PD”: Agron Zhukri bëri shumë shkelje kur ia dha Berishës

Aktualitet

Gjykata e Apelit ka zbardhur vendimin për “vulën” e Partisë Demokratike, që njohu Enkelejd Alibeajn si kryetar të komanduar të kësaj force politike, deri në një vendim përfundimtar. Më herët, Shkalla e Parë i kishte dhënë të drejtë Sali Berishës.

Por, sipas Gjykatës së Apelit vendimi që mori gjyqtari Agron Zhukri në favor të grupimit të drejtuar nga Sali Berisha, kishte shumë shkelje proceduriale. Madje, në vendimin e zbardhur të Apelit thuhet se në procesin gjyqësor duhet të ishte thirrur dhe ish-kryetari Lulzim Basha.

“Në rigjykim gjykata e shkallës së parë duhet të mbajë në konsideratë gjithashtu administrimin e vërtetimit të përditësuar nga regjistri i partive politike në lidhje me subjektin PDSH, ku të verifikojë sërish të dhënat e përditësuara në lidhje me vijimin e përfaqësimit e subjektit politik nga kryetari i partisë”, thuhet ndër të tjera në vendim.

Nje pjese nga vendimi i Gjykates se Apelit


Po ashtu, Gjykata e Apelit thotë se nuk ka dy subjekte të ndryshme dhe as dy persona, por një subjekt politik që është Partia Demokratike e Shqipërisë dhe dy pretendues. Ndryshe nga sa pretendohej nga grupimi i Berishës, Gjykata e Apelit ka vlerësuar se Partia Demokratike gëzonte legjitimitet për të bërë ankim, pasi është personi juridik ndaj të cilit është zhvilluar gjykimi në shkallën e parë.

Vendim i zbardhur i Gjyaktes se Apelit by Newsbomb Albania on Scribd

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?