Ina Zhupa hyn në fushatën e Belerit, takime në Borsh, Sasaj e Lukovë.

Aktualitet Politike

Ina Zhupa hyn në fushatën e Belerit, takime në Borsh, Sasaj e Lukovë.

Deputetja e PD në qarkun e Vlores Ina Zhupa është bërë pjesë e fushatës për kandidatin e opozitës në Himarë Fredi Beleri duke mbështetur Belerin dhe duke ju kërkuar votuesve demokratë dhe jo vetëm mbështetje për Belerin pasi sipas Zhupës Beleri është zgjedhja e duhur për Bashkinë Himarë.


Siç duket nga fotot e siguruara nga HimaraSOT deputetja Ina Zhupa ka marrë pjesë në disa takime elektorale në kuadër të fushatës së 14 majit.


Mesa duket bashkia Himarë ka fokus të veçantë nga PD dhe kjo ka bërë që znj Zhupa muajin e fundit është instaluar në terren për të mbuluar si drejtuese politike e PD këto bashki.
Zhupa ka theksuar se Fredi Beleri ka mbështetjen maksimale të liderit të PD Sali Berisha.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?