Të paktën pesë persona kanë humbur jetën pas të shtënave me armë zjarri në një shtëpi në Cleveland të Teksas, SHBA.
Sipas meedieve të huaja të shtënat kanë ndodhur në orët e vona të ditës së djeshme.Viktima më e re e ishte 8 vjeç ndërsa dy gra u gjetën të vdekura në dhomën e gjumit mbi dy fëmijë që i mbijetuan tragjedisë.
Policia është ende në kërkim të të dyshuarit, i cili dyshohet të jetë i armatosur dhe në gjendje të dehur.
Oficerët e Policisë konfirmuan se të shtënat ndodhën të gjitha në një shtëpi dhe se viktimat ishin të gjitha nga Hondurasi dhe katër nga viktimat u deklaruan të vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa një prej tyre u shpall e vdekur pasi u dërgua në spital.