Panik në ajër, motori i avionit, merr flakë gjatë fluturimit (VIDEO)

Bota

Një avion i American Airlines u detyrua të kthehej në aeroportin Columbus, Ohio pasi një motor mori flakë.

 

Boeing 737 ishte nisur nga Columbus për në Phoenix, Arizona, kur ekuipazhi, rreth orës 8 të mëngjesit, tha se avioni kishte probleme me motorin.

Sipas skenarit më të mundshëm, një zog ka hyrë në turbinë  menjëherë pas ngritjes, duke shkaktuar zjarr. Avioni u kthye i sigurt në Aeroportin Ndërkombëtar të Columbus “për shkak të një problemi mekanik”, tha American Airlines në një deklaratë.


 

“Aeroplani u hoq nga shërbimi për mirëmbajtje dhe stafi ynë po punon për të siguruar që pasagjerët të arrijnë të sigurt në destinacionin e tyre në Phoenix”, thuhet gjithashtu në deklaratën e American Airlines.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?