Një shpërthim me tritol ëhstë shënuar orët e para të mëngjesit në Shkodër.
Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen Fermentimi rreth orës 02.00, ku tritoli është vënë në një lokal, në pronësi të shtetasit F.K., 45 vjeç.
Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorit/ ve.
Total 0 Votes
0
0