Këlliçi sfidon sërish Veliajn: Të vijë në debat për Tiranën

Aktualitet Politike

*• Këlliçi sfidon sërish Veliajn: Të vijë në debat për Tiranën*

Kandidati i Opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, ka përsëritur edhe sonte në Opinion ftesën për debat me kryetarin aktual të Bashkisë.

Gjatë debatit, dhe paraqitjes në studio tëvargumenteve të Bashkisë dhe Veliajt, Këlliçi ka reaguar duke thënë se le të vijë në debat e në studioz të ballafaqojnë idetë, bilancin dhe programet.

Blendi Fevziu u tregua i gatshëm ta moderonte këtë debat.

*Këlliçi:* Blendi të lutem meqë je kaq i detajuar me këto të dhëna, a mund të më ftosh mua dhe kryebashkiakun aktual këtu për të debatuar. Unë kam nja tre muaj që e pres, a mund të vijë këtu të mi shpjegojë këto arritje. Të flasë dhe për një milion pemët dhe për të gjitha….

*Fevziu*: Po me kënaqësi, përveç tre ditëve që i kam të konfirmuara kur të doni ditët e tjera

*Belind Këlliçi*: Po e pres, kur të dojë të vijë.

*• Programi për Tiranën në Opinion, Këlliçi: Iki nëse nuk realizoj transportin publik falas*

Në emisionin Opinion në TV-Klan, Belind Këlliçi ka prezantuar programin e tij për Tiranën, dhe masat që ai parashikon për lehtësimin e jetës dhe kostove që kanë qytetarët.

Transporti publik falas ka marrë pjesën më të madhe të vemendjes, ndërkohë që Kelliçi dhe ekipi i tij kanë paraqitur edhe zgjidhjet për trafikun torturues, siç është nënkalimi tek Sheshi Skenderbej.

Duke ju përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Këlliçi siguroi se projektet e tij janë të studiuara dhe të realizueshme.

Analisti Mentor Kikia, insistoi se çfarë do të bënte Kelliçi, si kryetar Bashkie, nëse nuk do ta realizonte transportin falas.

*- Nëse do të bëhesh kryetar Bashkie dhe nuk e bën transportin falas, do ikësh?*

*Belind Këlliçi:* Do iki. Më shih në sy, do iki. Nuk të dal më këtu para nëse nuk e bëj.

Nuk të dal para dhe nuk i dal para qytetarëve për t’i kërkuar votën.

Bazuar në turin e dëgjimit që kemi bërë prej 4 muajsh, bazuar në sondazhet që janë bërë 6 muajt e fundit për problematikat kryesore që ka qyteti, duke qenë se kosto e jetës është problemi kryesor për pothuajse 70% të qytetarëve të Tiranës, trafiku i rënduar, ndotja e ajrit janë çështje të prekshme për pjesën dërrmuese të qytetarëve.

Jemi ulur jo vetëm me këtë ekip ekspertësh që ju shihni sot, por me një staf edhe më të gjerë për të gjetur zgjidhje që adreson të gjitha këto probleme së bashku dhe në krye është transporti publik falas, që përveçse ul koston me 52 mijë lekë në muaj për familjet që janë në nevojë dhe ato që kanë të ardhura të ulëta, sigurisht që i jep përgjigje dhe këtyre problemeve të tjera të mëdha të qytetit, si trafiku e ndotja.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?