Një ngjarje e rëndë është shënuar pas mesnate në Tiranë, ku ka humbur jetë një 20-vjeçar.
Bëhet me dije se në rrugën “4 Dëshmorët”, në afërsi të gjimnazit “Partizani”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasit E. M., 18 vjeç, dhe A. H., 18 vjeç, kanë plagosur me mjete prerëse shtetasin A. Toshkesi, 20 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa janë shoqëruar disa persona të cilët dyshohen se kanë dijeni për ngjarjen. Pritet gjithashtu të kontrollohen kamerat e sigurisë për të zbardhur më shumë rreth kësaj ngjarje.
Tiranë/Informacione paraprake
Më datë 18.04.2023, rreth 00:35, në rrugën “4 Dëshmorët”, në afërsi të gjimnazit “Partizani”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasit E. M., 18 vjeç, dhe A. H., 18 vjeç, kanë plagosur me mjete prerëse shtetasin A. T., 20 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes