Ambasadori i Bashkimit Europian në Sudan është sulmuar në rezidencën e tij në kryeqytetin Khartoum, teksa lufta mes ushtrisë dhe paramilitarëve vijon.
Lajmin e ka bërë me dije zyrtari i lartë i BE, Josep Borrell, i cili e quan rastin si një shkelje të konventës së Vienës.
“Disa orë më parë, ambasadori i BE-së në Sudan u sulmua në rezidencën e tij”, shkruan Borrell në Tëitter, pa dhënë detaje rreth gjendjes së tij shëndetësore.
“Siguria e ambienteve diplomatike dhe e stafit është një përgjegjësi kryesore e autoriteteve sudaneze dhe një detyrim sipas ligjit ndërkombëtar”, shkruan Borrell.
Mbi 100 civilë kanë humbur jetën dhe mijëra të tjerë kanë mbetur të plagosur gjatë ditëve të fundit, nga lufta për pushtet mes trupave të ushtrisë dhe paramilitarëve të armatosur.