“Kanë blerë një pishë 5600 euro”, Berisha bën denoncimin e fortë

Politike

Ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një takim elektoral me dëemokratët e Gramshit, ku është prezantuar kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e qytetit.

Gjatë fjalës së tij, Berisha nuk kurseu akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Berisha tha se fushata e socialistëve me lopatë në dorë për të mbjellë pemë, bëhet sipas tij, për të mbuluar skandalin e Bashkisë së Tiranës që mashtron se ka mbjellë 1 milionë pemë në kryeqytet. Sipas Berishës, Bashkia e Tiranës ka blerë fidanë pishe me çmim 5600 euro.

Pjesë nga deklarata e Berishës:

Ka kapur lopatën dhe gjoja po mbjell pemë. Me dheun e asaj lopate do t’i hedhë hi syve qytetarëve se nuk është i aftë të përballet me asnjë kandidat. Sille këtu! Këta nuk kanë kandidatë, janë si hije, nuk dalin në asnjë ekran televiziv. Merr lopatën dhe mendon se do mashtrojë me lopatën. Do mbjellë gjithsej 3600 pemë. E kanë halli te pylli 1 milionë, që bashkë me Erion Veliajn pretendojnë se kanë mbjellë 1 milionë pemë. Një mashtrim banal dhe i turpshëm. Kanë vjedhur paratë për 990 mijë fidanë. Kanë vjedhur me një pishë  10 fishin e cmimit. E kanë blerë pishën 5600 euro.

Këta duan të shembin familjen në gjini. Këta kanë futur në shkolla dhe kopshte “Prindi 1 dhe prindi 2”. Këta i pyesin fëmijët çfarë gjinie preferon. Këta ecin me platformën e degradimit të familjes shqiptare. Ata e bëjnë këtë se duke depersonalizuar, duke i fshirë këto, këta bëjnë njeriun e papersonalitet. Njeriun që s’di se kush është. A duhet të ndalojmë ne këtë agresion të familjes dhe vlerave të saj.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?