Partia Demokratike thirrje KQZ: Ndaloni menjëherë përdorimin e emrit tonë nga subjekte që nuk ka asnjë lidhje me ne!

Politike
Shtabi elektoral i kandidatit të PD për Bashkinë Tiranë, Roland Bejko, i bën thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, AMA-s dhe mediave, të marrin masa dhe të ndalojnë menjëherë përdorimin e emrit të saj, logos dhe simboleve nga subjekte zgjedhore të cilat nuk kanë asnjë lidhje me Partinë Demokratike.

Përmes drejtoreshës së komunikimit, Mirela Karabina, kërkohet nga këto institucione zbatimi i shtetit ligjor dhe vendimeve të gjykatave. Duke ju referuar fushatës së Sali Berisha dhe koalicionit “Bashkë Fitojmë” që ai ka me Ilir Metën, kërkohet të mos përdoret emri i PD.

“Pamvarësisht qartësisë së prodhuar nga institucionet e cituara më lartë konstatojmë se disa media audiovizive me frekuencë kombëtare në raportimet e tyre lidhur me zhvillimet në Partinë Demokratike, i referohen deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, z. Sali Berisha, si “Kryetar i Partisë Demokratike”, “Partia Demokratike Grupi i Rithemelimit” “Fraksioni i rithemelimit në Partinë Demokratike”, thuhet në ankesë.

DEKLARATË – Partia Demokratike e Shqipërisë

Shtabi elektoral i kandidatit të Partisë Demokratike për Bashkinë Tiranë, zotit Roland Bejko, i bënë thirrje institucioneve shqiptare, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Amas dhe mediave, të marrin masa dhe të ndalojnë menjëherë përdorimin e emrit të Partisë Demokratike, logos dhe simboleve të saj nga subjekte zgjedhore të cilat nuk kanë asnjë lidhje me Partinë Demokratike.

Ne kërkojmë nga këto institucione, zbatimin e shtetit ligjor dhe vendimeve të gjykatave të Republikës së Shqipërisë. I bëjmë thirrje cdo subjekti politik, të mos përdorin dhe keqpërdorin emrin e Partisë Demokratike, në media apo takime elektorale, nga njerëz dhe drejtues të  formacioneve të ndryshme elektorale.

Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësohet në garën për Bashkinë Tiranë me të vetmin kandidat, zotin Roland Bejko, i njohur dhe i regjistruar në këto zgjedhje sipas të gjitha ligjeve në fuqi dhe në zbatim të kodit zgjedhor shqiptar. Ne do të marrim të gjitha masat ligjore për të mbrojtur identitetin e Partisë Demokratike, identitetin e të djathtës shqiptare që ajo përfaqëson.

Partia Demokratike ka paraqitur sot “Ankesë në lidhje  me keqinfomimin e disa subjekteve mediatike” drejtuar:

  • Znj. Armela Krasniqi, Kryetare e Autoriteti te Mediave Audiovizive,
  • Znj. Desada Metaj, Zëvendëskryetare e Mediave Audiovizive,
  • Z. Ilirjan Celibashi, Komisioner Shtetëror i Zgjedhjeve.

Gjithashtu, i bëjmë thirrje mediave dhe institucioneve që monitorojnë ato, të zbatojnë parimin e hapësirave televizive sipas  parimit “par condicion” për subjektin politik Partia Demokratike si partia më e madhe opozitare dhe të gjithë kandidatëve të saj për këshillat bashkiak dhe kryetar bashkie

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?