
Juxhin Vrioni dhe Arben Haxhiu kanë mbetur të plagosur pak pas mesnate në qytetin e Durrësit, pasi janë qëlluar me armë zjarri nga shtetasi Klajdi Mansaku. Sipas Policisë, këta shtetas janë konfliktuar fillimisht në rrjetin social Tik Tok e më pas kanë lënë takim për “t’u sqaruar”.
Nga veprimet e para hetimore rezulton se autori i dyshuar, shtetasi Klajdi Mansaku, rreth orës 22.30, të mbrëmjes së djeshme ka debatuar në telefon me shtetasin M. Vrioni, (kushëri i shtetasit Juxhin Vrioni) dhe ka lënë takim për t’u sqaruar në afërsi të shtëpisë së shtetasit M. Vrioni.
Shtetasi M. Vrioni ka marrë kushëririn e tij, shtetasin Juxhin Vrioni dhe shtetasin Arben Haxhiu (shok i përbashkët i tyre) ka shkuar në vendin ku e kishin lënë për tu sqaruar me shtetasin Klajdi Mansaku. 25 vjeçari sapo ka parë që këta shtetas janë afruar, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të makinës së shtetasit M. Vrioni dhe është larguar menjëherë.
Si pasojë, (dyshohet nga plumb rikoshet) janë lënduar lehtë shtetasi Juxhin Vrioni, i cili pas ndihmës mjekësore ka dalë nga spitali, dhe shtetasi Arben Haxhiu, që aktualisht po merr ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në akset rrugore, janë njoftuar pikat e kalimit kufitar, dhe po ushtrohen kontrolle në banesa e ambiente ku dyshohet se mund te fshihet 25 vjeçari Klajdi Mansaku. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Durrës/Informacion paraprak
Në orët e para të mëngjesit, rreth orës 01:15 minuta, në lagjen nr. 10, dyshohet se për shkak të një konflikti në rrjetin social TikTok, shtetasi K. M., 25 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri, dhe si pasojë, janë dëmtuar lehtë shtetasit J. V., 21 vjeç, dhe A. H., 21 vjeç, të dy banues në lagjen nr. 12, Durrës.
Nga veprimet e para hetimore rezulton se autori i dyshuar, shtetasi K. M., rreth orës 22.30, të mbrëmjes së djeshme ka debatuar në telefon me shtetasin M. V, (kushuri i shtetasit J. V.) dhe i ka lënë takim për tu sqaruar në afërsi të banesës së shtetasit M. V.
Shtetasi M. V., pasi ka marrë kushëririn e tij shtetasin J. V., dhe shtetasin A. H., (shok i përbashkët i tyre) ka shkuar në vendin ku e kishin lënë për tu sqaruar me shtetasin K. M.
Ky i fundit sapo ka parë që këta shtetas janë afruar, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të makinës së shtetasit M. V., dhe është larguar menjëherë.
Si pasojë, (dyshohet nga plumb rikoshet) janë lënduar lehtë shtetasi J. V., i cili pas ndihmës mjekësore ka dalë nga spitali, dhe shtetasi A. H., që aktualisht po merr ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Ndërkohë nga shërbimet e Policisë janë ngritur pika kontrolli, në akset rrugore, janë njoftuar pikat e kalimit kufitar, dhe po ushtrohen kontrolle në banesa e ambiente ku dyshohet se mund te fshihet 25 vjeçari me qëllim kapjen e tij.