“Kthehuni në vend dhe luftoni”, ukrainasi i vë flakën vetes para Konsullatës në Poloni

Bota

Një 63-vjeçar ukrainas  u dërgua në një spital në Krakov, të Polonisë, pasi i vuri flakën vetes përpara konsullatës së vendit të tij

Mediat e huaja bëjnë me dije se burri ishte duke qëndruar në radhë në konsullatë, ku në një moment bërtiti diçka në gjuhën e tij dhe i vuri flakën vete se lëndë djegëse, benzinë.

Një oficer në patrullë dhe një dëshmitar okular e shuan zjarrin. Burri u dërgua në spital në gjendje të rëndë dhe jeta e tij është në rrezik.

Raportet e hershme të mediave sugjeruan se ai po u bënte thirrje bashkatdhetarëve të tij të ktheheshin në Ukrainë për të luftuar pushtuesit rusë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?