Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, i cili po gjykohet në Hagë, nuk është ndjerë mirë gjatë seancës në të cilën po intervistohet dëshmitarja e parë e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.
Kështu ka thënë avokatja e tij mbrojtëse Venkatesëari Alagendra, e cila e ka paralajmëruar turpin gjykues se mund të ketë nevojë që ai të largohet nga salla.
“Zotëri Krasniqi nuk ndjehet shumë mirë për momentin, mendoj se mund të qëndrojë edhe pak por do të na thotë nëse ka nevojë të largohet dhe nëse na lejohet që të largohet”, ka thënë avokatja e Krasniqit.
Në gjykatë po intervistohet dëshmitarja e parë e ZPS-së dhe seanca po zhvillohet me dyer të mbyllura për publikun. Kjo është dita e tretë e dëshmisë së saj në seancë private.