SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

Vjedhja spektakolare në Dibër, familja po shikonte Big Brother, hajdutet futen në dhomën e gjumit dhe zhvatin paratë

Ajo thotë se pasi ka bërë denoncimin në Polici për vjedhjen e parave, ata kanë marrë edhe kërcënime nga njerëz të panjohur.

“Ishte natë “Big Brotheri”, ishim duke parë “Big Brother” me gjithë fëmijët, më pas nga ora 21:30 shkova tek dhoma e gjumit dhe në momentet e reklamës po flisja me burrin në Angli. Ne ndenjëm deri nga ora 01:30, ishim në shtëpi brenda. Kur shkojmë për të rënë në gjumi, djali iku tek dhoma e tij, unë fika dritat po ashtu vajza shkoi në dhomë sepse flemë bashkë dhe kur hapi vajza derën  ishte e mbyllur.

Burrin e kishim live, sepse po flisnim në telefon. Vajza thotë mami kanë hyrë hajdutë brenda sepse dera është e mbyllur. Djali i vogël hap derën e madhe del jashtë shtëpisë, sheh pas dritares e cila ishte hapur dhe vëren se drita ishte ndezur dhe më pas hapën derën dhe ishte bërë rrëmujë . Kur pashë vendin e lekëve dhe që ishin vjedhur nuk prekën asnjë gjë dhe lajmëruam policinë. Erdhën 3 policë, më pas erdhi ekspertiza. Na thanë se kishin ardhur nga fusha dhe po ashtu u zbulua edhe rruga që kishin ndjekur për t’u larguar.

Më pas erdhën policë me qen kufiri dhe arriti deri në vendin ku kishin mbërritur autorët. Çuni e dinte se i kisha brenda, tani ne kemi dosjen në polici dhe na kanë kërcënuar. Na thonë se kemi çuar emrat në polici, ne nuk kemi dërguar asnjë emër. Na kanë kërcënuar… Unë në polici kam treguar ngjarjen që ndodhi, kam treguar se kush mi ka sjellë paratë sepse dyshonin se nuk kam pasur para. Dy muaj para se të na grabisnin shtëpinë djali kishte ardhur nga Italia”, ka treguar ajo për News 24.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?