Igli Cara: Do ndërpresë marrëveshjen me inceneratorin, nëse zgjidhem në krye të Bashkisë së Durrësit

Politike

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Durrësit, Igli Cara, është shprehur mbrëmjen e kësaj të enjetje se mund të ndërpresë marrëveshjen me inceneratorin e Tiranës, nëse vjen në krye të këtij institucioni pas 14 Majit. Sipas tij, nëse nuk ka incenerim nuk ka përse ekziston dhe kontrata.


 

“Mund të ndërpritet në çdo moment që shihet se nuk ka incenerim. Në 2010 Bashkia e Durrësit ka bërë një plan pune për mbetjet që te ndarja në burim. Përveç faktit që do të shihet zbatimi i kontratës dhe bashkia ndërhyn. Nuk mund të kthehem kurrë në një agjenci që zbatoj urdhrat e Ramës. Kam për detyrë të mbrojt paratë e qytetarëve të Durrësit”, ka thënë ai.

I ftuar në emisionin “Drejt”, Igli Cara ka treguar dhe një “plan B” për të m,enaxhuar situatën e mbetjeve, nëse Bashkia e Durrësit nuk shkëput dot marrëveshjen me inceneratorin, apo për të ulur kostot.

 

“Kontrata goditet në gjykatë. Por ka dhe një plan tjetër. Çfarë marrëdhënie kemi me inceneratorët? Në sasinë e tonëve që do të çojmë do të paguajmë, plus transport. Bashkia minimumi duhet të reduktojë sasinë. Nuk mund ta çosh me kamionë të vegjël. Duhet të krijosh një stacion të grumbullimit dhe pastaj ti transportosh me kamionë të mëdhenj. Një mënyrë tjetër më efikase është një stacion ku ti i çon dhe bën ndarjen. Të gjitha krijojnë para në finale. Pas kësaj sasia që mbetet për inceneratorin nuk e kalon 20%”, ka përmbyllur kandidati për Bashkinë e Durrësit.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?