Rama mbledh Kryesinë, në fokus fushata elektorale

Politike

Kryesia e Partisë Socialiste po zhvillon një mbledhje në selinë rozë këtë të premte. Bëhet me dije se në mbledhje është i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.

 

Në fokus të diskutimeve të sotme do të jetë fushata elektorale e zgjedhjeve vendore të 14 majit që nis zyrtarisht më 14 prill. PS ka zyrtarizuar edhe emrat e kandidatëve që do të jenë në garë në 61 Bashki të vendit.

Në Tirana pritet që gara të jetë më e fortë, por gjithashtu edhe Shkodra, Durrësi e Elbasani pritet që të kenë një përballje të fortë mes kandidatëve. Theksojmë se në disa Bashki, Partia Socialiste ka vendosur që të rikandidojë me kryetarët aktualë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?