Publikohen pamjet nga zjarrëvënia e mjetit tip “Benz” në pronësi të Klodian Cacnit në Korçë.
Në pamjet filmike shihet një person me një bidon me benzinë, i cili e hedh sipër makinës, ndërsa mësohet se ka pësuar lëndime. Ajo çka bie në sy është fakto që autori nuk ka vendosur maskë në fytyrë.
Edhe pse ai është shfaqur pa maskë, policia ende nuk e ka identifikuar autorin. Po ashtu nuk ka të dhëna mjekësore se mund të jetë paraqitur në spital për të trajtuar plagët.
“Mjeti ka qenë i parkuar para dyqanit të pronarit. Nga pamjet filmike shihet një person i veshur me kapuç dhe i ka vënë flakë makinës. Nga flakët është lënduar dhe autori. Familjarët thonë se në momentin e rënies së zjarrit kanë dalë jashtë për të fikur zjarrin. Ata thonë se nuk kanë konflikte me njëri, por pohuan se kanë mjete të tjerë në pronës. Autori nuk është gjetur ende, por policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tij”, raportoi gazetarja Lorena Kodra.
Njoftimi i policisë:
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 06.04.2023, rreth orës 01:10, pranë vendit të quajtur “Ura e fajancës”, ka rënë zjarr në automjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit K. C., banues në Korçë, i cili ishte i parkuar.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.