Rama nis sot vizitën zytare në Londër

Aktualitet

Kryeministri Edi Rama sot do të vizitojë Londrën, ku do të zhvillojë një vizitë zyrtare tre ditore.

Bëhet e dije se Rama do të pritet nga kryeministri i Britanisë, Rishi Sunak, me të cilin do të bisedojnë për disa çështje. Ata do të diskutojnë për dy çështje që janë, krimi dhe emigracioni.


 

Rama e Sunak do të bisedojnë për politikat britanike të kthimit të emigrantëve të paligjshëm dhe zbatimin e një marrëveshjeje dy palëshe për riatdhesimin e tyre.

Kujtojmë që qeveria shqiptare me atë të britanisë kanë pasur përplasje për shkak të emigrantëve, ku shpesh Tirana ka kritikuar britanikët për gjuhën e përdorur.

Mirëpo në dhjetor të 2022 patëm dhe një marrëveshje për thellimin e bashkëpunimit në disa fusha, ku mes tyre ishte dhe për emigracionin. Dy qeveritë ranë dakord të ngrenë një Grup të Përbashkët Pune, Home Office me ekip ekspertësh.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?