AnalizeShkrime

Joni Myshketa: Po kundër kujt villni kaq vrerë o opozitarë?

Ajo qe me ben shume pershtypje dhe mbi te gjitha me vjen shume keq eshte gjuha e papranueshme dhe urrejtja brenda llojit.
Po kunder kujt villni kaq vrere o opozitar.
Kunder te ngjashmit tuaj qe tash e gjithe keto muaj nuk late gje pa thene e duke kopjuar me te keqen thjeshte e per shkak se dikush e mendon ndryshe.
Me vjen realisht keq e me sjell trishtim fakti I energjise se harxhuar kunder
shokut,
mikut,
mikes,
kolegut a koleges
me lloj lloj epitetesh, ofendimesh, sharjesh vetem e vetem se kane ne kete rast nje qasje ndryshe nga ju.
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Kujt I beni presion o njerez? Eshte per te ardhur keq qe vazhdon akoma qe miresjellja e qytetaria merret si shenje dobesie.
Per hir te Zotit kush ju a jep kete te drejte qe te anatemoni, kercenoni, fyeni cilindo njeri e jo me ate qe keni pasur ne krah keto vite te veshtira duke ndare bashke,
sakrificat,
punen,
oret e vona,
hallet,
gazin neper protesta,
dhunen,
arrogancen,
hajduterine,
pasigurine te shkaktuara te gjitha keto nga pushteti dhe ne vend qe ti behet presion regjimit qe po na leron te gjitheve, jo “parimoret” merren me llojin e tyre pasi e keqja me e madhe jane ata qe e mendojne ndryshe pasi keshtu thote ay e jo kjo bande qe po na terheq zvarre kete dekade te fundit sipas nje skenari te miremenduar nisur e dale nga zyrat e Ppsh-se.
Mund të jetë një imazh i 7 persona, njerëz në këmbë, mobilie dhe ambiente të brendshme
Po ndaluni nje min duke marre fryme thelle e reflektoni per pak, ne respekt te vetes suaj ne radhe te pare e me pas analizoni gjithe kete kohe e energji te harxhuar, duke dale nga te gjitha normat e etikes njerezore dhe me thoni a ja vlen dhe ku te çon, cili eshte shembulli qe jepet ndaj brezit te ardhshem.
Ndaluni per 1 min e reflektoni e mendoni per femijet tuaj, te ardhmen tuaj.

Ndaluni 1 min e reflektoni qe dielli do lind serish, por a jeni e jemi gati ta shijojme ne te njejtin vend si njerez te qyteteruar, qe kerkojme te ndertojme standarte te mirefillta ne te miren tone e jo te disave qe jane gati te na sakrifikojne te gjitheve per egon, interesat e sikletet e tyre.
Le te ndalemi te gjithe se bashku e te reflektojme, pertej personales, te ngrihemi mbi veten e te veprojme ne emer te njerezores e per hir te se ardhmes e cila ne çdo rast do vi duam apo sduam ne, eshte mbi ne, por ajo qe kemi ne dore eshte qe ti ndertojme nje shtrat ku ajo te jete
e sigurte,
e ndritur,
dinjitoze
dhe shpresedhenese
dhe kjo arrihet permes,
ndershmerise,
meritokracise,
dinjitetit,
koherences
dhe respektit per veten, te ngjashmit dhe vete jetes.
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Jam dhe do mbetem perhere kunder gjuhes se papranueshme dhe jashte çdo etike komunikimi qofte kjo e kthyer ne nje norme per nje shoqeri te caktuar e aq me teper brenda forces politike te djathtes ku te paret e mi dhe une personalisht kane dhene e sakrifikuar aq shume.
Perpos sa me larte demokratet nuk kane dale as ne shitje e as me qira, kane shtepine e tyre ku secili ka kontributin e tij dhe si ka borxh askujt. Vetem keshtu e ketu e mbi sa me siper rreth boshtit moral e filozofik e duke mbeshtetur fort njeri tjetrin mund te sinergjojme e fitojme pa shtojca te majta (PL-ra), a parti te tjera pa identitet.
Ne respekt te lirise se besimit
Familjes
Kombit e
Prones
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?