Kryeministri Edi Rama takim me Begajn në Presidencë

Aktualitet

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një vizitë në Presidencë, ku zhvilloi një takim me presidentin Bajram Begaj.

Gazetari Ergys Gjençaj tregoi disa detaje nga temat e diskutimit mes dy zyrtarëve të lartë, ndërsa shtoi se në këtë takim janë prekur disa çështje të veçanta që kërkojnë bashkëpunim mes qeverisë dhe institucionit të Presidencës. Një nga ato është dhe çështja e detit.

 

Shqipëria është në një moment të përcaktimit të kufirit detar me shtetin grek për çështjen e Jonit, dhe është rënë dakord që çështja do shqyrtohet në gjykatën ndërkombëtare të Hagës.

Mes të tjerash një tjetër temë janë dhe emërimet e përfaqësuesve diplomatikë shqiptarë në vendet e juaja. Gjençaj raporton se janë një numër i konsiderueshëm ambasadorësh shqiptarë që ose i ka mbaruar mandati, ose kanë dalë në pension edhe dekretimet bejkën nga Presidenti.

Kujtojmë se Rama takimin e fundit me Begajn e ka pasur më 6 janar.

Burime për mediat bëjnë me dije se takimi mes Ramës dhe Begajt do të zhvillohet në Presidencë.

Deri më tani ende nuk dihet se çfarë do të diskutojnë, ndërkohë nuk ka asnjë reagim zyrtar nga Kryeministria apo Presidenca lidhur me takimin e Begajt me Ramën.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?