Media belge EuReporter ka fshirë shkrimin të cilin e publikoi ditën e sotme për Monika Kryemadhin.
Në artikull, portali akuzonte deputeten e PL, Monika Kryemadhi se ka përfituar pagesa nga një kompani ruse me cilësinë e aksioneres të kompanisë.
Por disa orë më pas ka hequr shkrimin.
Mësohet se artikulli është hequr disa minuta pasi Kryemadhi i dërgoi një e-mail redaksisë së EuReporter ku i kërkonte vënien në dispozicion të provave dhe ndjekjen e çështjes në një gjykatë civile ndërkombëtare.
Total 0 Votes
0
0