Sula revoltohet për koalicionin Berisha-Meta: Zoti i mëshiroftë nga i pari tek i fundit

Aktualitet Politike

Deputeti i PD-së Dashnor Sula është revoltuar në lidhje me koalicionet e opozitës që janë dorëzuar së fundmi në KQZ për regjistrimin në zgjedhje.

Në emisionin “Now” në Euronews Albania, ai theksoi se është për të ardhur keq me situatën e krijuar në PD.

“Udhëheqës politik pa sigël pa simbol pa asgjë. Kjo është për të ardhur keq. Zoti i mëshiroftë nga i pari tek i fundit, përfshirë dhe Sali Berishën. Kjo që po i bëhet PD është një skandal dhe tmerruese. Më dhemb shpirti”, tha ai.

Mbrëmjen e kësaj të mërkure, Partia e Lirisë depozitoi kërkesën në KQZ për regjistrimin e koalicionit zgjedhor me PBDNJ, PDK dhe Partinë Demokratike të Sali Berishës.

Total 1 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?