Tjetër koalicion opozitar në zgjedhje

Politike

Pak orë para përfundimit të afatit për të dorëzuar koalicionet në KQZ, opozita i ka surprizuar të gjithë teksa është paraqitur me dy të tilla.

Koalicioni i madh opozitar i Sali Berishës dhe Ilir Metës, ka përfshirë edhe Demokristianët e Nard Ndokës dhe PBDNJ-në e Vangjel Dules, duke u paraqitur në fletën e votimit me emrin “Bashkë Fitojmë”.

Ndërkohë, tre deputetë të Berishës kanë hedhur gjithashtu firmën për të krijuar koalicionin “Aleanca Liberale e Djathtë” (ALD), që ka dorëzuar në KQZ kërkesën për regjistrimin në zgjedhjet e 14 majit.

Ky koalicion përbëhet nga tre parti të djathta, si Balli Kombëtar Demokrat, Bashkimi Liberal Demokrat, Partia Bashkimi Demokrat.

Nga radhët e deputetëve të PD, Luan Baçi ka hedhur firmën si deputet i partisë Balli Kombëtar Demokrat të drejtuar nga Artur Roshi.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?