Aktualitet

Dibër, 15 vjeçari qëllon aksidentalisht nënën me kallashnikov

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dibër pasditen e sotme, ku një grua 46 vjeçe është plagosur me armë zjarri kallashnikov. Ajo ndodhet aktualisht në spital dhe po merr ndihmë mjekësore, pasi është qëlluar aksidentalisht nga i biri.

Autori 15 vjeçar është shoqëruar nga Policia e Dibrës dhe po jep deklarimet për ngjarjen. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Dibër / Informacion paraprak

Rreth orës 17:00, në fshatin Selishtë, Dibër një shtetas i mitur 15-vjeç, dyshohet se aksidentalisht në banesë ka plagosur me armë zjarri, nënën e tij shtetasen Sh.L., rreth 46 vjeçe e cila po merr ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë shoqëruar në Komisariat të miturin. Gjithashtu shërbimet e Policisë kanë sekuestruar armën e zjarrit tip kallashnikov.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?