
“Nuk kemi qenë ne shkaktarët, ju jo e jo. Keni besuar te vlerat e PD, ndaj këtë do doja si mesazh të parë t’ua sugjeroja. Kurrfarë triumfalizmi nuk duhet të kemi ne lidhur me vendimin e Gjykatës së Apelit. Unë kam qenë i bindur, se një gjykatë që zbaton ligjin këtë vendim do merrte”, është shprehu ai.
Më tej, gjatë fjalës së tij para demokratëve ka theksuar se debati për lidershipin legjitim të PD duhet të përfundojë dhe anëtarësia e baza, duhet të mobilizohet me të gjitha mjetet për 14 Majin.
Pjesë nga fjala e Enkelejd Alibeaj me demokratët e Tiranës:
Nuk kemi qenë ne shkaktarët, ju jo e jo. Keni besuar te vlerat e PD, ndaj këtë do doja si mesazh të parë t’ua sugjeroja. Kurrëfarë triumfalizmi nuk duhet të kemi ne lidhur me vendimin e Gjykatës së Apelit. Unë kam qenë i bindur, se një gjykatë që zbaton ligjin këtë vendim do merrte.
PD nuk mund të jetë parti e një personi, nuk mund të jetë pronë private. Është parti, është organzimim që ka brenda mundin dhe sakrificën e shumë e shumë demokratëve, që besojnë në vlerat tona.
Nuk mund të përdoret një parti si pronë e dikujt. Asnjë shenjë revanshizmi, asnjë sinjal triumfalizmi. Ne jemi dhy muaj para zgjedhjeve lokale dhe fokusi kryesor i demokratëve, janë zgjedhjet lokale të 14 Majit.
Fokusi kryesor i të gjithë neve duhet të jenë zgjedhjet lokale. Ua kërkoj demokratëve të çdo lloj niveli, në çdo kontakt tonin me demokratët dhe qytetarët të fokusohemi te zgjedhjet lokale. Zgjedhjet lokale nuk janë vetëm një marrëdhënie mes partive politike dhe anëtarësisë, më shumë se kaq janë çështje e shqiptarëve.