Në gjyqin për përkatësinë e Partisë Demokratike janë të pranishëm edhe përfaqësues të Ambasadës së SHBA në Tiranë.
Sot Gjykata e Apelit do të vendosë përfundimisht nëse vula, logo dhe çdo gjë tjetër që i përket Partisë Demokratike, i shkon grupimit të Enkelejd Alibeajt apo “foltores” së Sali Berishës.
Pak më herët, gjykata vendosi që të mos rrëzojë ankimimin e Alibejat, pas kërkesës së bërë nga Ivi Kaso.
Mesa duket, përveç mediave, interes për ndjekjen e seancës kanë edhe amerikanët.
Kujtojmë se SHBA ka qenë e prerë në deklaratat për sa i përket PD-së, dhe nëse bie në duart e Berishës, i cili është i shpallur “non-grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit.