Meta: Jemi këtu se Rama do të marrë edhe vulën e PD-së
Kryetari i Partisë së lirisë, Ilir Meta, gjatë fjalës së tij në protestë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë me protestat dhe i bundur për fitoren e 14 Majit ai tha se do të jenë po në të njëjtin boulevard për të festuar fitoret e kandidatëve të opozitës në qytetet e Shqipërisë.
Në fjalën e tij Meta tha se janë të shumta ato arsye të cilat e kanë nxjerrë opozitën në protestë, ku sipas kryetarit të Partisë së Lirisë, siguria juridike e vendit është e tronditur.
Gjithashtu Meta u ndal edhe te gjyqi për vulën e PD-së i cili është duke u zhvilluar, ku tha se një tjetër arsye për të cilën ata janë mbledhue në këtë protestë është pikërisht kjo, duke hedhur kështu poshtë deklaratat e bëra nga ish-kryeministri Berisha i cili tha se protetsa e sotme nuk ka lidhje me gjyqin për çështjen e Partisë Demokratike.
“Keni sfiduar edhe shiun edhe motin mbi të gjitha regjimin më të urryer në kontienet sa i takon të drejtave dhe lirive të qytetarëve.
Kryeministri i cili ësthtë lider vetëm për shpopullimin. Jemi sot këtu në vazhdim të angazhimit tonë të pathyeshëm për ta rrëzuar këtë rregjim me protesta dhe me zgjedhje.
Një i marrë i tmerruar nga fjala e lirë i tmerruar nga firmat që ka hedhur për të plaçkitur miliarda euro për të shkatërruar në mënyr të pligjshme si një kamzhik politik mbi gjysmën e akteve dhe vendimeve që ai institucion ka marrë.
Jemi këtu sepse është tronditur në themel siguria juridike. Jemi këtu se këtij të marri nuk i mjafton që uzurpoi PS-në që e shndërroi në një vend plaçkitës, me deputetë të cilët janë vetëm kartonë dhe nuk kanë asnjë bindje politike dhe kujtesë sa i takon të së kaluarës dhe asnjë shqetësim sa i takon së ardhmes së këtij vendi.
Dhe tani kërkon të marrë edhe vulën e PD-së, ky njeri me probleme të mëdhaja mendore karakteriale politike sot është një panikun e presioneve nga më mafiozet që ushtrohen nga të gjithë ata mbështetësjen e së cilëve e tregoi për të kapur shtetin e të ndarjes e balancimit të pushteve.
Sot ai është më i mjerë sepse nuk ka më asnjë justifikim se kush ja ka fajin për këtë hskatërrim që i bëri shtetit, shoqërisë tonë, shumë fmailjeve shqiptare, me plagët më të rënda sociale, për këtë ërkqesim të frikshmëm të familjes shqitpare.
Epra, pse i duht këtij ë asgjesojë pluralizmin të asgjesojë PD dhe çdo zë kritik opozitar. I duhet që të vjedhë më shumë, ndaj të gjithë së bashku të vazhdojmë rrugën tonë, protesta dhe zgjedhje, zgjedhje dhe protesta jam i sigurt që në 14 maj do të jemi të gjithë këtu për të festuar fitoren e Belind Kellicit, në Durrës për fitoren e Igli Carës në Elbasan të Boçit dhe kudo”, tha Meta.