Shkundet sërish Turqia nga tërmetet

Bota Rajoni

Një tërmet me magnitudë 5.2 ka goditi mesditën e së Shtunës në Turqi.

Lëkundjet janë ndjerë në disa zona të vendit, i cili ende po lufton për të shëruar plagët nga tërmetet vdekjeprurëse të 6 shkurtit.

Sipas Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Evropiane, tërmeti i ri ka ndodhur në orën 12:27 të së shtunës dhe ka pasur një thellësi prej 10 kilometrash.

Numri i të vdekurve nga tërmetet e 6 shkurtit ka kaluar 50,000.

Sipas Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive (AFAD), numri i të vdekurve në Turqi nga tërmetet e mbrëmshme ka shkuar në 44.218.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?